Një foshnjë pesëmuajshe ishte në mesin e viktimave të sotshme në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës.
Trupi i një foshnjeje palestineze pesëmuajshe të quajtur Muhammad Hani Al-Zahar u soll në spitalin Al-Aksa.
Trupi i foshnjës u soll nga nëna e Asmahan Attia Al-Zahar dhe gjyshi Attia Abu Amra pas sulmeve ajrore izraelite në fund të pauzës humanitare në Deir Al-Balah.
Që nga rinisja e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës të paktën 32 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën.
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 24 nëntor, përfundoi të premten në mëngjes.
TRT Balkan / agjencitë