Autoritetet norvegjeze njoftuan sot se do të ofrojnë rreth dhjetë milionë dollarë ndihmë shtesë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët në Palestinë (UNRWA).
Ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar Anne Beathe Tvinnereim tha se, përveç ndihmës që ofron rregullisht, Norvegjia së shpejti do t'i dërgojë UNRWA-s dhjetë milionë dollarë shtesë.
“UNRWA është shtylla kurrizore e aktiviteteve humanitare në Gaza”, tha Tvinnereim dhe kujtoi se kjo agjenci e OKB-së është në krizë për shkak të akuzave izraelite se disa nga punonjësit e saj kanë bashkëpunuar me Hamasin.
Tvinnereim tha gjithashtu se stafi i UNRWA, si dhe shkollat dhe spitalet e saj, janë nën sulm të përditshëm dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Agjencinë të operojë në Palestinë.
Norvegjia njoftoi se e njohu zyrtarisht shtetin palestinez më 28 maj.