Numër rekord i myslimanëve fituan ulëse në Parlamentin britanik / Photo: AA

Një numër rekord i myslimanëve fituan ulëse në zgjedhjet parlamentare të Britanisë së Madhe, pavarësisht rritjes së islamofobisë.

Rrjeti Mysliman, një media që raporton lajme lidhur me myslimanët, njoftoi se një numër rekord prej 25 myslimanësh u zgjodhën në Dhomën e Komunave

Në vitin 2019 në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik kishte vetëm 19 myslimanë.

Ndër të zgjedhurit, 18 janë nga Partia Laburiste, katër janë të pavarur, dy nga Partia Konservatore dhe një nga Liberal Demokratët.

Rrjeti Mysliman theksoi se mbështetja e votuesve myslimanë për Gazën ndikoi ndjeshëm në zgjedhje, pasi ulëse fituan pesë kandidatë të pavarur, përfshirë katër myslimanë.

Duke vënë në dukje se 3,4 milionë myslimanë jetojnë në vend, media tha se zgjedhjet shënojnë një moment historik të rëndësishëm në peizazhin politik të Mbretërisë së Bashkuar, duke reflektuar diversitetin në rritje dhe ndikimin e komuniteteve myslimane në politikën britanike.

AA