Në mesin e viktimave të vrarë nga sulmet izraelite, siç njoftoi ministria, janë 2.913 fëmijë, 1.709 gra dhe 397 të moshuar. Vetëm në 24 orët e fundit sipas të dhënave të autoriteteve palestineze kanë mbetur të vrarë 481 palestinezë. Gjatë orëve të fundit ministria tha se janë kryer 48 masakra në lokacione të ndryshme në Gaza.
Në të njëjtën kohë, më shumë se 100 njerëz u vranë në sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, i cili kontrollohet nga palestinezët. Ushqimi, uji, ilaçet dhe karburantet po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës dhe autokolonat e ndihmës që arrijnë të hyjnë në Gaza japin vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.
Sulmet izraelite mbi popullsinë civile në Gaza filluan më 7 tetor, si kundërpëgjigje të aksionit të Hamasit në territorin izraelit.