Të paktën 32 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga viti i kaluar në 44.612, tha të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavë.
Një deklaratë e ministrisë thuhet se rreth 105.834 të tjerë u plagosën në sulmet e vazhdueshme. “Forcat izraelite vranë 32 persona dhe plagosën 95 të tjerë në tre masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek ta,” shtuan nga ministria.
Izraeli ka nisur një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor të vitit të kaluar.
Viti i dytë i gjenocidit në Gaza ka tërhequr një dënim ndërkombëtar në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar një popullsi.
Më 21 nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një lëndë gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën vdekjeprurëse në Gaza.