Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 36.171 mes sulmeve izraelite / Photo: AA

Numri i të vdekurve palestinezë nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në 36.171 që nga tetori i kaluar, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Të paktën 81.420 njerëz janë të plagosur gjithashtu, shtoi ministria në një deklaratë.

“Sulmet izraelite vranë 75 persona dhe plagosën 384 të tjerë në 24 orët e fundit”, tha ministria.

"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t'ë arrijnë deri tek ta," shtoi ministria.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në enklavën palestineze që nga 7 tetori 2023 pas një sulmi të Hamasit, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në enklavë.

Gati tetë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për "gjenocid" në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor të Rafahut, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

AA