Të paktën 25 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 37.925 që nga 7 tetori i kaluar, tha të martën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Në deklaratë ministria shtoi se rreth 87.141 persona të tjerë janë të plagosur nga sulmet.
“Forcat izraelite vranë 25 persona dhe plagosën 81 të tjerë në tri “masakrat” kundër familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund të arrijnë deri tek ta”, tha ministria.
Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.
Mbi tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë rrënoja në mes të një bllokade të dëmshme të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i cili urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.
2 Kor 2024
Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 37.925 mes sulmeve izraelite
Të paktën 87.141 palestinezë të plagosur në sulmin izraelit që nga 7 tetori 2023, thotë Ministria e Shëndetësisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore