Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 10.328.   /Foto: AP

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka përditësuar bilancin e pasojave që po shkaktojnë sulmet izraelite në Gaza.

Në njoftimin e publikuar gjatë ditës bëhet e ditur se numri i të vrarëve nga sulmet është rritur në 10.328, duke përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra.

Autoritetet në Gaza njoftuan të martën gjithashtu se 70 për qind e banorëve janë "zhvendosur me forcë" nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Që kur Izraeli nisi sulmet ndaj enklavës së rrethuar më 7 tetor edhe 48 gazetarë kanë humbër jetën.

Sipas të dhënave të fundit, Gaza ka një popullsi prej 2,3 milionë banorë.

TRT Balkan / agjencitë