OBI-ja dënon sulmet e Izraelit ndaj qytetit Rafah.    /Foto: AA

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi sulmet e ushtrisë izraelite kundër qytetit Rafah në Rripin e Gazës. Në një deklaratë me shkrim OBI-ja reagoi ndaj sulmeve të kryera nga Izraeli kundër qytetit Rafah në jug të Gazës ku janë strehuar rreth 1,5 milion palestinezë.

Si pasojë e sulmeve ndaj Rafah, Izraeli ka vrarë dhe plagosur qindra palestinezë shumica fëmijë dhe gra, rikujtohet në deklaratën në të cilën thuhet se sulmet në fjalë janë kryer duke injoruar paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar.

Sulmet ndaj qytetit Rafah në deklaratë cilësohen si vazhdim i krimit të gjenocidit dhe thellim i dhimbjeve të njerëzve në Rripin e Gazës, ndërsa theksohet se kjo është një përpjekje e papranueshme për të dëbuar popullin palestinez.

Praktika e Izraelit në Rripin e Gazës është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se "Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin", thuhet në deklaratën në të cilën dënohen edhe ngjarjet e dhunshme që Izraeli zbaton ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor në pushtim.

Në deklaratë i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar, kryesisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të marrë përgjegjësitë për të ndalur sulmet e Izraelit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

AA