OBSh-ja: 17 pacientë të tjerë janë evakuuar nga Rripi i Gazës /            Foto: AA

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se 17 pacientë të tjerë janë evakuuar nga Rripi i Gazës.

“17 pacientë të tjerë nga Gaza janë evakuuar në Jordani për trajtim të specializuar”, shkroi në X, Ghebreyesus.

Ai shtoi se 12 nga këta pacientë do të vazhdojnë të trajtohen në Shtetet e Bashkuara.

Ghebreyesus vuri në dukje se gjashtë pacientë kishin nevojë për trajtim për kancerin dhe 11 kishin nevojë për trajtim për lëndimet e luftës.

"Ne kërkojmë që të gjithë korridoret nga Gaza të përdoren për të siguruar evakuim të qetë dhe të shpejtë mjekësor", tha Ghebreyesus.

Ai theksoi se mijëra pacientë në Rripin e Gazës janë ende në pritje të shërbimeve të specializuara shëndetësore.

Ghebreyesus shtoi se të paktën 12.000 pacientë në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme intensive izraelite, kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor.

AA