Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar ashpër sulmin izraelit ndaj ekipit të TRT Arabi, duke e cilësuar atë si shembullin më të keq me të cilin po ballafaqohen gazetarët në Gaza.
“Sulmi izraelit ndaj ekipit të TRT Arabi është 'një shembull tjetër i qartë i rreziqeve me të cilat përballen gazetarët në Gaza'. Bëjmë thirrje për hetim transparent dhe të besueshëm”, thotë OKB-ja.
Kujtojmë se forcat izraelite gjatë ditës së sotme kanë sulmuar automjetin e ekipit TRT Arabi në kampin e refugjatëve Nusejrat.
Nga ky sulm ka humbur këmbën kameramani Sami Shehadeh, ndërsa korrespondenti Sammy Berhum sipas informatave zyrtare të fundit ndihet shëndoshë e mirë.
TRT Balkan / agjencitë