Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut shprehu shqetësim për arrestimin e qindra studentëve gjatë demonstratave në mbështetje të Palestinës në universitetet amerikane.
“Ne jemi shumë të shqetësuar nga arrestimet e qindra studentëve në universitetet amerikane dhe një numër rastesh që janë përgjigje mjaft e ashpër nga policia ndaj protestive”, tha zëdhënësi Jeremy Laurence.
Duke nënvizuar se të drejtat për lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit janë “themelore”, Laurance tha: “Çdokush ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe ata nuk duhet të pengohen për ta bërë këtë”.
Ai tha se zyra është në dijeni të raporteve rreth “antisemitizmit” dhe “antiislamizmit” në protesta, duke shtuar se ato gjithashtu duhet të dënohen dhe të ndalen.
“Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë dhe (shprehin) pikëpamjet e tyre politike për aq kohë sa ata respektojnë. Pikëpamjet e tyre politike, në këtë rast, në lidhje me atë që po ndodh në Gaza, që ata lejohen të transmetojnë mendimin e tyre dhe të shprehin pikëpamjet e tyre për ngjarjet që po shpalosen, ato që janë tragjike, ne e dimë këtë. Ata duhet të kenë të drejtën t’i shprehin ato pikëpamje”, shtoi ai.
Protestat e studentëve pro Palestinës në ShBA nisën ditë më parë në Universitetin Columbia dhe u përhapën në universitete dhe kolegje të tjera.
Protestat e udhëhequra nga studentë që kërkojnë që universitetet të dënojnë luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza dhe të distancohen nga kompanitë izraelite kanë vazhduar të përhapen, me kampe të reja të ngritura përballë aksioneve të ashpra të policies.
Izraeli ka zhvilluar një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez, Hamas, më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë rreth 1.200 njerëz.
Më shumë se 34.300 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe rreth 77.300 janë plagosur, krahas shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.