OKB-ja: Izraeli dëmtoi ose shkatërroi rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza. / Photo: AA

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Mesme (UNRWA) njoftoi se Izraeli ka dëmtuar ose shkatërruar afërsisht 62 për qind të shtëpive në Gaza që nga 7 tetori.

Sulmet në të cilat forcat izraelite kanë hedhur dhjetëra mijëra ton bomba në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 33.000 palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 75.000 të tjerë, kanë shkatërruar gjithashtu shumë vendbanime civile, duke përfshirë spitale, shkolla, xhami, kisha dhe objekte kulturore historike.

Ushtria izraelite vazhdon të bombardojë shtëpi, si dhe vendbanime civile dhe infrastrukturë me sulme pa dallim në Gaza.

Në një postim të publikuar në llogarinë X të UNRWA në rrjetet sociale.

"Në luftën e vazhdueshme, rreth 62 për qind e shtëpive në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar," thonë nga UNRWA-ja..

U tha se Izraeli kishte në shënjestër edhe ndërtesat e OKB-së, ku u strehuan familjet e zhvendosura që ikën nga sulmet.

"Më shumë se 75 për qind e popullsisë është zhvendosur, shumica e tyre disa herë. Kur do të përfundojë kjo?", shkruan UNRWA-ja.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 33.037 palestinezë, duke përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra, dhe kanë plagosur 75.668 njerëz.

TRT Balkan / agjencitë