OKB-ja: Lufta e Gazës çon në varfëri 1,74 milion njerëz shtesë / Photo: Reuters 

Tani në muajin e saj të shtatë, lufta në Rripin e Gazës, shtyu 1,74 milionë njerëz të tjerë në varfëri me shkallën e varfërisë në 58,4%, tha në raportin e saj agjencia e zhvillimit të OKB-së.

"Produkti i brendshëm bruto (PBB) mban një rënie marramendëse me 26,9 për qind – një humbje prej 7,1 miliardë dollarësh nga një bazë jo-lufte të vitit 2023," tha UNDP-ja të mërkurën në raportin e saj të përditësuar për Gazën.

“Çdo ditë shtesë që kalon, po kërkon kosto të mëdha dhe të ndërlikuara për banorët e Gazës dhe të gjithë palestinezët, tani dhe në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Krahasuar me vlerësimin tonë paraprak, këto shifra të reja paralajmërojnë se vuajtjet në Gaza nuk do të mbarojnë kur të përfundojë lufta,” citon deklaratën administratori i UNDP-së, Achim Steiner.

"Nivelet e paprecedenta të humbjeve njerëzore, shkatërrimi i kapitalit dhe rritja e madhe e varfërisë në një periudhë kaq të shkurtër kohore do të përshpejtojë një krizë serioze zhvillimi që rrezikon të ardhmen e brezave që do të vijnë," shtoi Steiner.

Nëse lufta vazhdon deri në 9 muaj, vlerësimet parashikojnë se varfëria pritet "të dyfishohet (duke u rritur në 60.7%, 2,25 herë më shumë se nivelet e paraluftës), duke e rritur numrin e njerëzve shtesë të shtyrë në varfëri në më shumë se 1,86 milion, ndërsa rënia e PBB-së do të arrinte në 29% me humbje totale prej 7,6 miliardë dollarësh.”

Raporti vlerësoi se shkalla e papunësisë në territoret e pushtuara palestineze, e cila ishte 25,7% para sulmeve, arriti në 46,1% në gjashtë muaj dhe mund të rritet në 47,8% në muajin e nëntë.

AA