OKB-ja: Në Gaza mbi 1 milion njerëz përballen me krizë ekstreme ushqimore./ Foto: AA

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi se 1,1 milion njerëz janë të ekspozuar ndaj pasigurisë ekstreme ushqimore në Gaza, ku Izraeli pengoi hyrjen e ndihmave duke i detyruar ata të mbeten të uritur dhe të etur.

Izraeli që nga 7 tetori 2023 ka vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe detare në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2,3 milionë palestinezë. Për shkak të sulmeve janë vrarë 32.490 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe janë plagosur 74.889 palestinezë.

1,9 milion palestinezë në Gaza u zhvendosën për shkak të sulmeve ajrore, tokësore dhe detare. Për shkak të vështirësive të shkaktuara nga Izraeli, nuk mund të dërgohet ndihma e mjaftueshme në rajon.

Palestinezët nga njëra anë po luftojnë me sulmet izraelite dhe nga ana tjetër, me urinë që thellohet çdo ditë. Raportohet se palestinezët, veçanërisht ata që jetojnë në veri të Gazës, detyrohen të konsumojnë ushqim për kafshët duke e bluar atë, sepse nuk mund të gjejnë miell.

Në postimin e bërë në llogarinë e OCHA-Palestine në rrjetet sociale X, tërhoqi vëmendjen për uri në Gaza. OCHA thekson se nuk ka alternativë për shpërndarjen e ndihmave përmes tokës për të shpëtuar jetë, veçanërisht në veri.

"Pengesat e aksesit (nga Izraeli) po vazhdon dhe koha po mbaron. Më shumë se 1,1 milion njerëz në Gaza përballen me pasiguri ekstreme ushqimore", thuhet në postim.

TRT Balkan / agjencitë