OKB-ja: Nga fillimi i luftës në Sudan, 19 punëtorë humanitarë humbën jetën

OKB-ja: Nga fillimi i luftës në Sudan, 19 punëtorë humanitarë humbën jetën

Sulmet ndaj punonjësve humanitarë sipas OKB-së janë një shkelje e qartë e ligjeve ndërkombëtare.
OKB-ja: Nga fillimi i luftës në Sudan, 19 punëtorë humanitarë humbën jetën.    /Foto: Reuters

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi të enjten se 19 punonjës humanitarë kanë humbur jetën në 17 sulme që nga shpërthimi i luftës në Sudan, më 15 prill midis Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

"Prej shpërthimit të konfliktit në gjithë Sudanin në mesin e prillit, vendi është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë për punonjësit humanitarë, me 19 punonjës ndihmash që kanë humbur jetën në 17 sulme vetëm këtë vit", tha Zyra e OKB-së në një komunikatë për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

OKB-ja paralajmëron të dyja palët se sulmet ndaj punonjësve humanitarë janë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.

Gjithashtu, u theksua se janë plaçkitur magazina dhe objekte të tjera humanitare.

“Objektet humanitare u sulmuan vazhdimisht, së bashku me të paktën 53 magazina, 87 zyra u plaçkitën dhe 208 automjete u vodhën deri më 13 gusht”, thuhet në komunikatë.

Në qershor, dy palët ndërluftuese nënshkruan një marrëveshje humanitare në Xhide të Arabisë Saudite, e cila autorizonte hapjen e korridoreve humanitare për dërgimin e ndihmave për civilët. Megjithatë, armëpushimi u shkel në mënyrë të përsëritur.

Sipas OKB-së dhe organizatave lokale dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, më shumë se katër milionë njerëz janë zhvendosur dhe mijëra janë vrarë që nga shpërthimi i luftës në Sudan.


TRT Balkan / agjencitë