OKB-ja paralajmëron se uria po rritet në mesin e palestinezëve / Photo: AA

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) njoftoi se ndihmat humanitare janë vetëm disa dhjetëra kilometra larg kufirit të Gazës, por uria po rritet tek palestinezët.

Drejtori i Planifikimit të UNRWA-së, Sam Rose, kritikoi ashpër kufizimet e Izraelit në pikat kufitare të Gazës.

Ai përkujtoi se bashkësia ndërkombëtare po kërkon që kamionët me ndihma të sillen përmes pikave kufitare Rafah dhe Kerm Abu Salim.

Ai shtoi se duhet të bëhet presion mbi Izraelin për të hapur kalimet Al-Mintar, Al-Shujaiyya dhe Beit Hanun.


TRT Balkan / agjencitë