Zyrtari i OKB-së: Izraeli pengon dërgimin e ndihmave në Gaza / Photo: AA

Komisari i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, bëri të ditur se po Izraeli pengon dërgimin e ndihmave në Gaza dhe nënvizoi se Egjipti nuk e ka mbyllur pikën kufitare Rafah në kufi me Gazën që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në kanalin Al-Ihbariyye, të afërt me qeverinë e Egjiptit, Lazzarini foli lidhur me situatën në Gaza.

"Pala egjiptiane që nga fillimi i ngjarjeve e deri më tani nuk e ka mbyllur as edhe një ditë pikën kufitare Rafah. Janë praktikat e palës tjetër (izraelit) që po pengojnë dhe po ndërpresin dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës", deklaroi zyrtari i OKB-së.

Komisari i përgjithshëm i UNRWA-së, Lazzarini, tërhoqi vëmendjen mbi sulmet pa dallim të Izraelit, duke shtuar: "Bota është dëshmitare e gjallë e masakrimit të të pafajshmëve nga makineria izraelite e vdekjes".


TRT Balkan / agjencitë