Në Zyrën e OKB-së në Gjenevë u organizua ceremoni përkujtimore për 89 punonjësit e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) të cilët kanë humbur jetën gjatë sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës.
Zyrtarët dhe punonjësit e OKB-së mbajtën një minutë heshtje për të përkujtuar punonjësit e UNRWA-së që kanë humbur jetën nga sulmet e Izraelit.
Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke, në platformën e medias sociale X ka ndarë pamjet e këtyre momenteve dhe ka thënë:
"Sot në Zyrën e OKB-së në Gjenevë është një moment i trishtuar dhe jashtëzakonisht pikëllues, ku ne po përkujtojmë kolegët tanë të vrarë në Gaza. Deri më tani kanë humbur jetën 89 persona. Kjo është situatë shokuese".
UNRWA në një deklaratë lidhur me çështjen nga llogaria e saj në median sociale X tha se "Kjo në historinë e OKB-së është shifra më e lartë për punonjësit e ndihmës së OKB-së të vrarë në një konflikt".