OKB-ja: Rindërtimi i Gazës kërkon dekada, kushton mbi 40 miliardë dollarë / Photo: AA

Rindërtimi në Gaza vlerësohet të zgjasë dekada dhe të kushtojë më shumë se 40 miliardë dollarë, u shpreh drejtori i Byrosë Rajonale të Shteteve Arabe të Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP).

Plani i UNDP-së për fazën e hershme të rimëkëmbjes së planifikuar për Gazën vlerësohet të zgjasë tri deri në pesë vjet dhe të kushtojë 2 deri në 3 miliardë dollarë, tha për gazetarët Abdallah al Dardari, duke nënvizuar se plani afatgjatë i rindërtimit do të marrë dekada.

Duke theksuar se indeksi i zhvillimit njerëzor për Palestinën ka pësuar regres me 20 vjet, krahasuar me 40 vjet për Gazën, sipas al Dardarit Gaza pothuajse është kthyer në vitet '80.

Të gjitha investimet në zhvillimin njerëzor në territoret palestineze gjatë 20 viteve të fundit dhe në Gaza gjatë 40 viteve të fundit janë zhdukur, raportoi ai.

Ata vlerësojnë se investimet me vlerë rreth 50 miliardë dollarë janë zhdukur dhe se, përafërsisht, 37 milionë tonë mbeturina të ngurta duhet të pastrohen në Gaza, shtoi më tej ai.

Kreu arab tha se Rreth 72% e shtëpive janë shkatërruar, duke theksuar se një shkallë kaq e madhe shkatërrimi në një periudhë kaq të shkurtër kohore nuk është parë kurrë më parë.

Referuar situatës së sektorit bankar, al Dardari njoftoi se pothuajse të gjitha degët e bankave në Gaza janë shkatërruar dhe se UNDP-ja po vazhdon përpjekjet e saj për të parandaluar kolapsin e sistemit.

AA