Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA) ka paralajmëruar për përhapjen e hepatitit në të gjithë Rripin e Gazës mes sulmeve të pamëshirshme izraelite në enklavën e rrethuar.
UNRWA-ja tha se rreth 40.000 raste të hepatitit janë regjistruar në Gaza që nga fillimi i luftës izraelite më 7 tetor 2023.
"Nga 800 deri në 1.000 raste të reja të hepatitit raportohen çdo javë nga qendrat shëndetësore dhe strehimoret e UNRWA-së në të gjithë Gazën. Kushtet e dëshpëruara sanitare lehtësojnë përhapjen e sëmundjeve, përfshirë hepatitin A", thonë nga UNRWA-ja.
Izraeli ka vazhduar një fushatë shkatërruese ushtarake në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar pas një sulmi të Hamasit, pavarësisht një rezolute të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.
Gjatë ofensivës, spitalet u vunë në shënjestër sistematike nga sulmet izraelite në të cilat u vranë të paktën 39.400 njerëz dhe rreth 91.000 u plagosën, deklaruan autoritetet lokale.
Më shumë se nëntë muaj pas sulmit izraelit, pjesë të mëdha të Gazës janë në gërmadha dhe situata është përkeqësuar më tej nga mungesa e ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.