Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët e Palestinës në Lindjen e Afërt (UNRWA) ka thënë se në Gaza "qasja në ujë të pastër është çështje jete dhe vdekjeje".
"Në Gaza, çdo ditë është luftë për të gjetur bukë dhe ujë. Çdo ditë është luftë për të mbijetuar", thuhet në profilin e tyre në plaftormën X.
Agjencia theksoi se "pa ujë të sigurt, shumë njerëz do të vdesin nga privimi dhe sëmundjet".
Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza pas një sulmi të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 26.900 palestinezë dhe duke plagosur 65.949 të tjerë. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.
Ofensiva izraelite ka lënë 85 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendosur për brenda, në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Ndërsa, siç thotë OKB-ja, 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.