OKB-ja: Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj kolonës së ndihmave në Gaza. / Photo: AA

Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Thomas White, deklaroi se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj kolonës së ndihmave humanitare në Gaza, por askush nuk u lëndua nga sulmi.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në platformën e mediave sociale X, White theksoi se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një kolone ndihmash humanitare që po kthehej nga veriu i Rripit të bllokuar të Gazës.

Ai tha se autokolona në fjalë u sulmua në rrugën e përcaktuar nga ushtria izraelite, por askush nuk u lëndua nga sulmi.

White potencoi se një automjet në kolonë u dëmtua nga sulmi.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende deklaratë në lidhje me sulmin.

TRT Balkan / agjencitë