Oxfam: Mortaliteti ditor në Gaza më i lartë se në çdo luftë në shekullin 21. / Photo: AP

Organizata ndërkombëtare "Oxfam" thotë se mesatarisht 250 persona vriten çdo ditë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe se ky numër është më i lartë se çdo konflikt tjetër i madh i shekullin XXI.

Deklarata e bërë nga "Oxfam" me seli në Mbretërinë e Bashkuar përfshin vlerësime në lidhje me numrin e njerëzve të vrarë në territoret e pushtuara palestineze në Gaza dhe Izrael.

"Ushtria izraelite vret mesatarisht 250 palestinezë në ditë në Gaza, duke tejkaluar ndjeshëm shkallën mesatare të vdekjeve në sulmet e mëdha në vitet e fundit. Ky numër është mesatarisht 96,5 në Siri, 51,6 në Sudan, 50,8 në Irak, 43,9 në Ukrainë, 23,8 në Afganistan dhe 15,8 në Jemen", thuhet në deklaratë.

Më tej, theksohet se jetët e njerëzve në Gaza janë në rrezik për shkak të urisë, sëmundjeve dhe të ftohtët, si dhe bombardimeve izraelite dhe se vetëm 10 për qind e ushqimit të nevojshëm mund të hyjë në Gaza.

Sipas "Oxfam-it", në Gaza nuk mund të gjenden jorganë, ujë i ngrohtë dhe karburant.


TRT Balkan / agjencitë