Palestina: Ndërkombëtarët t'i refuzojnë ligjet izraelite kundër UNRWA-së / Foto: Reuters

Kryeministri palestinez, Mohammad Mustafa, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar t'i refuzojë të gjitha ligjet izraelite kundër agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

“Ligjet izraelite kundër UNRWA-së minojnë të drejtat palestineze dhe zgjidhjen me dy shtete, si dhe shkatërrojnë çdo shpresë për paqe”, tha kryeministri Mustafa në një konferencë ndërkombëtare në kryeqytetin norvegjez Oslo mbi avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin palestinezo-izraelit.

Kryeministri palestinez tha se Rripi i Gazës ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme që është e “aftë të shërojë plagët e palestinezëve" dhe ta riintegrojë enklavën nën autoritetin e qeverisë palestineze.

AA