Palestina refuzon thirrjet për kampe të përkohshme në Gazën jugore.     /Foto: AA

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, hodhi poshtë thirrjet e Izraelit për të krijuar kampe të përkohshme refugjatësh për palestinezët e zhvendosur në Rripin jugor të Gazës.

"Ne duam që njerëzit tanë të kthehen në shtëpitë e tyre nga të cilat u zhvendosën me forcë", tha Shtayyeh gjatë një takimi të qeverisë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Ai deklaroi se Autoriteti Palestinez po përpiqet të sigurojë dërgimin e ushqimit dhe ilaçeve në Rripin e bllokuar të Gazës.

"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar njerëzit tanë në Gaza", tha Shtayyeh.

Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të dërgojnë ndihma humanitare në enklavën e rrethuar, veçanërisht në veri të Gazës.

“Ne gjithashtu kërkojmë që OKB-ja dhe BE-ja të hapin korridore të tjera për dërgimin e ndihmave në Gaza dhe të mos i kufizojnë ato në vendkalimin Rafah me Egjiptin”, shtoi Shtayyeh.

Zyra e qeverisë për media në Gaza njoftoi të dielën se më shumë se 11.100 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë më shumë se 8.000 fëmijë dhe gra, në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës që nga muaji i kaluar.

TRT Balkan / agjencitë