Palestinë: Në sulmet izraelite u vranë 6.050 nxënës palestinezë / Photo: AA

Ministria e Arsimit e Palestinës njoftoi se që nga 7 tetori, kur filluan sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, janë vrarë 6.050 nxënës palestinezë dhe 10.219 të tjerë janë plagosur.

Nga numri përgjithshëm i nxënësve viktima 5.994 janë vrarë në Rripin e Gazës, 56 në Bregun Perëndimor, respektivisht 9.890 nxënës janë plagosur në Rripin e Gazës, kurse 329 në Bregun Perëndimor.

Në njoftim thuhet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar 105 nxënës në Bregun Perëndimor gjatë së njëjtës periudhë.

Gjithashtu, në të njëjtën periudhë në Rripin e Gazës u vranë 266 edukatorë dhe u plagosën 973, ndërsa në Bregun Perëndimor u plagosën gjashtë edukatorë dhe u ndaluan 73.

Në njoftim thuhet se ushtria izraelite bombardoi 351 shkolla në Rripin e Gazës, nga të cilat 286 ishin shkolla shtetërore dhe 65 ishin të lidhura me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Mesme (UNRWA), nga të cilat 40 u shkatërruan plotësisht. .

Gjatë së njëjtës periudhë, ushtarët izraelitë pushtuan dhe dëmtuan 57 shkolla në Bregun Perëndimor.

TRT Balkan / agjencitë