Pavarësisht kushteve të vështira të luftës, qindra palestinezë në Gaza e falin namazin e përjavshëm të xhumasë në rrënojat e xhamisë.
Besimtarët në qytetin Khan Younis praktikisht u lutën mbi rrënojat e xhamisë "Mohammed Nasruddin al-Elbani", e cila u shkatërrua në një nga sulmet e shumta izraelite.
Në mesin e besimtarëve kishte edhe një numër të madh të fëmijëve që merrnin pjesë në namazin javor të myslimanëve.
Izraeli vazhdon ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.
Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, të paktën 41.272 palestinezë, duke përfshirë 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa 95.551 njerëz janë plagosur.
Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, si dhe pjesa më e madhe e rajonit është në gërmadha.
Izraeli po përballet me akuza për gjenocid për sulmet e tij në Gaza përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.