Palestinezët luftojnë për mbijetesë në Jabaliya të Gazës

Palestinezët luftojnë për mbijetesë në Jabaliya të Gazës

Vendbanimi është shkatërruar pothuajse tërësisht nga bombardimet dhe luftimet intensive.
Palestinezët luftojnë për mbijetesë në Jabaliya të Gazës / Photo: AA

Jeta e përditshme vazhdon përkundër kushteve të vështira në Gaza, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Palestinezët që kthehen në kampin e refugjatëve Jabaliya, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, po luftojnë për të mbijetuar dhe për të vazhduar jetën e tyre të përditshme mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite.

Vendbanimi është shkatërruar pothuajse tërësisht nga bombardimet dhe luftimet intensive, ndërsa vështirësi shtesë për palestinezët janë edhe temperaturat e ulëta.

TRT Balkan / agjencitë