Palestinezët protestojnë në Gaza, kundërshtojnë planin e Trumpit / Photo: AA

Anëtarë të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës organizuan një protestë në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza kundër planit të presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve.

Duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane, protestuesit ritheksuan se Gaza i përket popullit të Gazës dhe se ata kurrë nuk do të braktisin shtëpitë e tyre.

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka sugjeruar se "do të marrë përsipër" Gazën dhe do të zhvendosë banorët e saj për të rizhvilluar enklavën në atë që ai e quajti "Riviera e Lindjes së Mesme". Ideja e tij është refuzuar fuqishëm nga bota arabe dhe shtete tjera, që vlerësojnë se kjo përbën pastrim etnik.

Që nga 19 janari, në Gaza është në fuqi marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë të paktën 48.300 palestinezë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj