Palestinezët vazhdojnë pritjen në përpjekje për të kaluar në veri të Gazës                                      Foto: AA

Palestinezët të cilët u zhvendosën me forcë si rezultat i sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës për më shumë se 15 muaj, vazhdojnë të presin në një pikë afër Korridorit Netzarim në rrugën Salah al-Din për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në veri pas përfundimit të fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit.

Pas zbatimit të fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, palestinezët e zhvendosur nga sulmet izraelite është përcaktuar të kthehen në shtëpitë e tyre pranë Korridorit Netzarim.

Që herët mëngjesin e sotëm, ata me gjësendet e tyre personale janë mbledhur përgjatë rrugës Salah al-Din, të vendosur në përpjekjet e tyre për t’u kthyer pavarësisht lodhjes së tyre.

Në fazën e parë të armëpushimit në Gaza, siç është planifikuar, Izraeli do të tërhiqet nga zona e Korridorit Netzarim që ndan Gazën veriore nga jugu i saj, duke u mundësuar palestinezëve të zhvendosur të kthehen në zonat e tyre në Gazën veriore.

Dje, rreth 200 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite u liruan nga Izraeli të shtunën sipas marrëveshjes, ndërsa Hamasi liroi katër pengje izraelite.

Faza e parë 6-javore e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 47.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur më shumë se 111.400 të tjerë.

Marrëveshja prej tri fazash e armëpushimit përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe qetësinë e qëndrueshme, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

TRT Balkan / agjencitë