Kreu i Kishës Katolike dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku, ka deklaruar se situata humanitare në Gaza është “e tmerrshme”.
Ai përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim përballë konflikteve që përshkallëzohen në Lindjen e Mesme.
Sipas lajmeve të agjencisë italiane ANSA, Papa, i cili të mërkurave zhvillon një seancë të përgjithshme pritjeje të hapur për publikun në Vatikan, në fjalën e tij theksoi se e ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme.
Pas thirrjes së tij për armëpushim, Papa tha se ai lutet për përfundimin e konflikteve që vazhdojnë në Lindjen e Mesme.
Në fjalimin e tij më 4 gusht pas lutjes Angelus që kryhet çdo të diel në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa bëri thirrje që "konfliktet e përgjakshme në Lindjen e Mesme të mos përhapen më tej".