Pauza humanitare në Gaza zgjatet edhe dy ditë të tjera      / Foto: AA

Është arritur marrëveshja për zgjatjen e pauzës humanitare në Rripin e Gazës edhe për 2 ditë të tjera, njoftoi sot Katari.

Hamasi konfirmoi marrëveshjen me Katarin dhe Egjiptin për të zgjatur pauzën humanitare në Gaza për 2 ditë të tjera nën të njëjtat kushte si marrëveshja e mëparshme.

Katari dhe Egjipti kanë ndërmjetësuar marrëveshjen për pauzë humanitare 4-ditore mes Izraelit dhe Hamasit. Hamasi u pajtua të lirojë 50 pengje, ndërsa Izraeli 150 të burgosur palestinezë.

Gjithashtu, qindra kamionë me ndihma u lejuan të hyjnë në Gaza si pjesë e marrëveshjes. Marrëveshja parashikonte mundësi për vazhdimin e saj.

TRT Balkan / agjencitë