Për herë të parë Palestina emëron ambasador në Belgjikë/             Foto: Ambasada palestineze në Burksel

Ambasadorja palestineze në Belgjikë të martën paraqiti për herë të parë kredencialet e saj para mbretit për të marrë zyrtarisht detyrën e saj, sipas monarkisë belge.

Mbreti Philippe priti Amal Jadou Shakaa, e cila i paraqiti atij letrën e saj kredenciale, thuhej në një deklaratë.

"Kjo paraqitje shënon fillimin zyrtar të rolit të saj në vendin tonë", shtohej në deklaratë.

Nga ana e saj, Amal Jadou Shakaa shkroi në X: “Sot, paraqita akreditalet e mia para Mbretit të Belgëve si Ambasador i Palestinës, duke u bërë ambasadorja e parë palestineze që e bën këtë. I përcolla falënderimet e Presidentit Abbas për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Palestinë”.

Qeveria belge ka shprehur hapur mbështetje për Gazën dhe Palestinën në mes të sulmeve izraelite ndaj civilëve për më shumë se një vit.

TRT Balkan / agjencitë