Përmbytet varka me emigrantë të parregullt në ujërat e Tunizisë, 27 të vdekur. / Foto: AA

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën kur një varkë me emigrantë të parregullt është përmbytur në ujërat pranë qytetit Safakes në lindje të Tunizisë.

Drejtori i Shëndetësisë në Safakes, Hatem Sherif, tha për një radio lokale se një varkë me emigrantë të parregullt u përmbyt në brigjet e ishujve Karkanah, duke shtuar se 25 njerëz u shpëtuan, ndërsa janë gjetur trupat e pajetë të 27 personave.

Zyrtari tunizian deklaroi se viktimat ishin nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane.

Në raportin e publikuar nga Garda Kombëtare e Tunizisë në qershor, u njoftua se trupat e 714 emigrantëve të parregullt u gjetën në vitin 2023 dhe 462 deri në maj të vitit 2024.

TRT Balkan / agjencitë