Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka shprehur ngushëllimet përmes telefonit të mërkurën presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed Bin Zayed Al Nahyan lidhur me fatkeqësinë e përmbytjeve në vend, pasi EBA, përjetuan reshjet e tyre më të mëdha në 75 vitet e fundit, sipas shërbimit shtetëror të motit.
"Emiratet e Bashkuara Arabe dëshmuan reshjet e tyre më të mëdha të regjistruara në 24 orët e fundit. Duke tejkaluar çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 1949," tha Qendra Kombëtare e Meteorologjisë në një deklaratë të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM.
Reshjet që ranë në vend gjatë 24 orëve të fundit "janë një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë klimatike të Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave klimatike", shtoi qendra.
Duke parë përpara, u theksua se pritet "që në orët në vijim do të dëshmojnë për regjistrimin e sasive edhe më të mëdha të reshjeve".