Peskov: Respektojmë zgjedhjen e popullit turk.  / Foto: AA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se i ndjekin me interes zgjedhjet në Türkiye për shkak të bashkëpunimit mes Rusisë dhe Türkiyes në shumë fusha, duke shtuar se respektojnë zgjedhjen e popullit turk.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, Peskov tha se Türkiye dhe Rusia kanë bashkëpunim të gjerë në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi.

"Ne jemi të bashkuar me Türkiyen në një gamë të gjerë bashkëpunimi reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme si energjia, turizmi, tregtia, bujqësia dhe transporti", tha Peskov.

Duke theksuar se bashkëpunimi në fjalë zhvillohet në përputhje me interesat e popullit turk dhe rus, Peskov tha: “Për këtë arsye ne i ndjekim me shumë interes lajmet për zgjedhjet nga Türkiye”.

Duke thënë se i janë qasur rezultateve të zgjedhjeve me respekt, Peskov deklaroi: "Ne e respektojmë dhe do ta respektojmë zgjedhjen e popullit turk. Megjithatë, në çdo rast presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet dhe zgjerohet".

Ai theksoi se Türkiye ka një demokraci të pjekur.

"Türkiye është një vend i fortë, sovran dhe sigurisht një vend që mund të sigurojë zgjedhje transparente dhe demokratike dhe të parandalojë të gjitha llojet e akteve të paligjshme", tha zëdhënësi i Kremlinit.


TRT Balkan / agjencitë