"Po" Türkiyes për Suedinë në NATO, Erdoğan diskuton me Stoltenberg      / Foto: AA

Presidenti i Republikës së Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg diskutuan të premten miratimin e Turqisë për pranimin e Suedisë në NATO.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes njoftoi në rrjetin social X se Erdoğan dhe Stoltenberg kanë shkëmbyer mendime për çështje globale dhe rajonale në një bisedë telefonike.

Shefi i NATO-s Stoltenberg në llogarinë e tij në rrjetin X tha se ka mirëpritur ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Türkiye.

“Çështjet legjitime të sigurisë së Türkiyes janë zgjidhur dhe Suedia, Türkiye dhe NATO-ja do të jenë më të forta me Suedinë si aleate”, tha Stoltenberg.

Parlamenti turk ratifikoi të martën pranimin e Suedisë në NATO dhe ky vendim u botua edhe në Gazetën Zyrtare të Türkiyes.

Presidenti Erdoğan nënshkroi dekretin presidencial për pranimin e këtij vendi nordik në aleancën ushtarake dhe miratoi protokollin përkatës.

Pranimi i një anëtari të rikërkojë miratimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe Hungaria është tani i vetmi aleat që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

TRT Balkan / agjencitë