Pothuajse 21 mijë palestinezë të vrarë nga Izraeli në Gaza.    /Foto: AP

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza është rritur në 20.915 që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qudra, tha se në sulmin e pamëshirshëm izraelit në Rripin e Gazës janë plagosur 54.918 persona.

“Të paktën 241 persona janë vrarë dhe 382 janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit”, tha Al Qudra në një deklaratë.

Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Gaza pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas e kanë lënë enklavën në gërmadha. Gjysma e banesave në Gaza janë të dëmtuara ose të shkatërruara dhe gati dy milionë banorë janë zhvendosur në territorin e dendur të populluar për shkak të mungesave të rënda për ushqim dhe ujë të pastër.

TRT Balkan / agjencitë