Prej 7 tetorit në Gaza janë vrarë 39.175 palestinezë nga sulmet izraelite.     /Foto: AA 

Të paktën 30 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga 7 tetori në 39.175.

“Forcat okupatore izraelite kryen tre masakra të tjera në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, në të cilat 30 persona u vranë dhe 146 u plagosën”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Kështu, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 39.175 dhe numri i të plagosurve në 90.403.

Në deklaratë thuhet se një numër i madh viktimash janë ende të bllokuar nën rrënoja, sepse ekipet e shpëtimit nuk mund të kryejnë operacione kërkim-shpëtimi për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

TRT Balkan / agjencitë