Presidenti i EBA-së dhe sekretari amerikan Blinken biseduan për Gazën / Photo: Secretary Antony Blinken X

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin diskutuan për "reflektimet e rrezikshme të krizës në Rripin e Gazës mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon", transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve të EBA-së, WAM, Al Nahyan ka pritur Blinkenin në Pallatin Ash Shati në Abu Dhabi.

Në takim u diskutua mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me rëndësi të përbashkët, zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht në territoret palestineze si dhe "reflektimet e rrezikshme të krizës në Rripin e Gazës mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon".

Al Nahyan dhe Blinken theksuan "rëndësinë e punës për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe vendosjen e një horizonti të qartë për paqen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, që është rruga për sigurimin e stabilitetit rajonal".

Presidenti i EBA-së theksoi nevojën "që të punohet për të siguruar armëpushim për të mbrojtur jetët e civilëve në Rripin e Gazës si dhe për të krijuar mekanizma të përhershme dhe të sigurta për dërgimin e ndihmave humanitare pa asnjë ndërhyrje".

TRT Balkan / agjencitë