Mosfunksionimi i plotë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është problematik, tha presidentja sllovene Natasha Pirc Musar.
“Këtë e them shumë herë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ky është i vetmi forum shumëpalësh që kemi, ku duhet dhe sigurisht të flasim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e këtij planeti, por fatkeqësisht atje po bëhet një luftë hibride me veto. Këto janë gjërat për të cilat duhet të flasim. Në të ardhmen, të gjejmë zgjidhje për ta bërë Këshillin e Sigurimit më funksional, si dhe rrjedhimisht Kombet e Bashkuara", tha Pirc Musar në një intervistë për Radio Slloveninë.
Presidentja sllovene theksoi se në botë janë ende 55 konflikte të armatosura, më të shumtat që nga Lufta e Dytë Botërore.
"Lufta në Ukrainë ka vrarë 1.000.000 njerëz nga të dyja palët, kryesisht ushtarë dhe rreth 32.000 viktima civile. Në Palestinë, në Gaza, ka më shumë se 45.000 viktima në një vit vetëm mes civilëve, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra. Këto shifra, natyrisht, tregojnë se sa tmerrësisht i ndryshëm është konflikti në Gaza dhe se si në të dyja rastet, në të dy konfliktet, OKB-ja po bëhet gjithnjë e më e pafuqishme. Po, për paqen duhet folur, por paqja mund të arrihet vetëm nga njerëzit, burrështetasit. Për fat të keq, sot ende nuk shoh ndonjë dritë në fund të tunelit, madje nuk e di nëse presidenti rus Vlladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky do të mund të ulen ndonjëherë në të njëjtën tryezë. Nuk mund ta imagjinoj, kështu që ndoshta kemi nevojë për një ndërmjetës të mirë që mund të udhëheqë një lloj dialogu midis Kievit dhe Moskës”, tha Pirc Musar.
Ajo vetë tha se e mbron fuqishëm një konferencë të dytë paqeje. E para ishte në Zvicër, sipas Musarit, kurse e dyta, shpreson se do të bëhet së shpejti vitin e ardhshëm, por me praninë e Rusisë.
"Ne nuk mund të flasim për paqe pa një agresor. Ne e dimë se kush është agresori dhe kush ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara. Nuk ka asnjë ndryshim midis Izraelit dhe Rusisë, të dyja shkelin rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara, ligjin humanitar, Izraeli edhe më shumë, edhe atë në një masë më të madhe vëllimi," tha Pirc Musar.