Në kryeqytetin iranian Teheran është mbajtur një protestë para përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u kërkua përjashtimi i Izraelit nga kjo organizatë ndërkombëtare.
Në protestën e mbajtur para përfaqësisë së OKB-së morën pjesë qindra persona.
Duke mbajtur pankarta me mbishkrime kundër Izraelit dhe duke protestuar gjenocidin dhe krimet e luftës të kryera nga Tel Avivi në Gaza dhe Liban, protestuesit kërkuan përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja me slogane të tilla si "Sionistët, vrasësit e foshnjave duhet të ndëshkohen" dhe "Regjimi sionist duhet të përjashtohet".
Në protestë tërhoqi vëmendjen një grup në mesin e protestuesve që mbanin kukulla të mbështjella me qefin të bardhë dhe të përgjakur që përfaqësonin foshnjat e vrara nga Izraeli.