Një grup protestuesish pro Palestinës u mblodhën jashtë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të treguar solidaritetin e tyre me popullin e Gazës kundër "gjenocidit" të Izraelit.
Protesta u mbajt ndërsa gjykata botërore filloi dëgjimin mbi pretendimin e Nikaraguas se Gjermania ndihmon 'gjenocidin' e vazhdueshëm të Izraelit në Rripin e Gazës së rrethuar.
Nikaragua ngriti një çështje në GjND më 1 mars kundër Gjermanisë, duke akuzuar Berlinin për "lehtësim" të gjenocidit në Gaza.
Ekspertët ligjorë shprehin se Nikaragua do të duhet së pari ta vërtetojë se Gjermania ka furnizuar me armë që janë përdorur në Gaza.
Izraeli ka zhvilluar ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar në fillim të tetorit të kaluar nga grupi palestinez Hamas, i cili vrau rreth 1.200 njerëz.
Pothuajse 33.200 palestinezë janë vrarë që atëherë, ndërsa rreth 75.900 janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave esenciale.
Izraeli ka vendosur gjithashtu një bllokadë në Rripin e Gazës, duke i lënë banorët e Gazës veriore, në prag të urisë.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila kohët e fundit kërkoi të bëhet më shumë për parandalimin e urisë në Gaza.