Qeveria e Gazës: Tanket izraelite tërhiqen pas një inkursioni të shkurtër. / Photo: AP

Në një deklaratë për median zyra e Qeverisë së Gazës raporton se nuk ka pasur tanke izraelite në rrugën Salah al-Din dhe se jeta është kthyer në normalitet.

Dëshmitarët okularë u shprehën për Agjencinë e Anadolus se inkursioni i kryer nga forcat izraelite përkoi me bombardime të rënda artilerie dhe sulme ajrore.

Sipas qeverisë së Gazës, okupimi po përpiqet të krijojë një pamje joreale në lidhje me praninë e forcave të tyre pushtuese brenda Gazës, duke shtuar se ato nuk mund të qëndrojnë në territor nën sulmet e rezistencës.

“Nuk ka asnjë inkursion tokësor në lagjet e banuara në Rripin e Gazës”, shtoi zyra e medias.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha të hënën se ushtria po "përparonte gradualisht" në Gaza.

"Ne po kryejmë një operacion të zgjeruar tokësor në brez", tha ai për gazetarët.

Ushtria izraelite zgjeroi të premten sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pandërprera ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.

Pothuajse 9.500 njerëz janë vrarë nga ky konflikt, duke përfshirë 8.005 palestinezë dhe 1.538 izraelitë.

TRT Balkan / agjencitë