Qeveria e Pakistanit vlerëson ndalimin e partisë së ish-kryeministrit Khan.   / Foto: AA

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, tha se mendojnë të ndalojnë Partinë e Lëvizjes për Drejtësi në Pakistan (PTI) të drejtuar nga ish-kryeministri Imran Khan.

Sipas lajmit të gazetës Dawn, në një deklaratë në kryeqytetin Islamabad Asif ka bërë të ditur se ende nuk është dhënë ndonjë vendim lidhur me ndalimin e Partinë e Lëvizjes për Drejtësi në Pakistan (PTI), por që vazhdon vlerësimi lidhur me këtë.

Pasi bëri të ditur se mbështetësit e PTI kanë tronditur themelin e shtetit me protestat që filluan më 9 maj pas arrestimit të Khan, ministri Asif tha se "Kjo nuk është përjetuar më parë. Nuk mund të tolerohet".

Duke pretenduar se çdo veprim që bën Khan kënaq Indinë, Asif deklaroi se "Sulmi ndaj institucioneve ushtarake ishte prova e fundit e Imran Khan. Ngjarjet e 9 majit sfiduan vullnetin e shtetit".

Në protestat që filluan pas arrestimit të ish-kryeministrit Khan më 9 maj në gjykimin ku ai akuzohet për korrupsion, humbën jetën të paktën 10 mbështetës të PTI-së. Në protesta u dëmtuan prona të shumta private dhe publike, si dhe iu vendos zjarri automjeteve të policisë.

Qeveria e Pakistanit njoftoi se u arrestuan më shumë se 4 mijë njerëz. Ndërsa mbështetësit e PTI-së kanë theksuar se është mbi 7 mijë numri i mbështetësve të partisë që janë arrestuar.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaullah, në një deklaratë të bërë më 13 maj, duke iu referuar protestave të dhunshme që filluan pas arrestimit të ish-kryeministrit Imran Khan, shprehu se nuk i ka mbetur alternativë, përpos se të ndalojnë Partinë e Lëvizjes për Drejtësi në Pakistan (PTI).

TRT Balkan / agjencitë