Rafah, vriten 11 palestinezë në sulmin izraelit ndaj civilëve.     /Foto: AA

Njëmbëdhjetë palestinezë u vranë dhe 25 u plagosën në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj civilëve në qytetin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Sipas dëshmitarëve okularë, avionët e ushtrisë izraelite bombarduan një vend ku ndodheshin civilë në rrugën Salahaddin në lindje të Rafahut.

Sipas informacioneve nga burime shëndetësore, nga sulmi mbetën të vrarë 11 persona dhe 25 të plagosur.

Të plagosurit thuhet se janë transferuar në Spitalin Evropian në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Yunis.

Në një deklaratë të datës 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa vendbanimeve në lindje të Rafahut, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë, dhe në mëngjesin e 7 majit, filloi një sulm tokësor në Rafah. Forcat izraelite ndërkohë njoftuan se e kishin pushtuan një pjesë të Gazës pranë pikës kufitare me Egjiptin.

Nëpërmjet një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar, janë vrarë 37.396 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të pezullojë menjëherë operacionin në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta.

TRT Balkan / agjencitë