Dy palestinezë u vranë sot në një sulm izraelit me dron në qytetin jugor të Gazës, Rafah, tha një burim mjekësor.
Burimi tha se vrasja ka ndodhur gjatë një sulmi që kishte në shënjestër një grumbull qytetarësh në lindje të qytetit Rafah.
Izraeli ka vazhduar ofensivën shkatërruese në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, duke vrarë afro 43.400 njerëz dhe duke e bërë enklavën pothuajse të pabanueshme.
Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në enklavën e bllokuar.
TRT Balkan / agjencitë