Raport: Shembja izraelite e spitaleve të Gazës “spastrim etnik".      Foto: AA

Shkatërrimi i spitaleve nga Izraeli në veri të Gazës është pjesë e një fushate të "spastrimit etnik" kundër palestinezëve, tha gazeta izraelite Haaretz në një editorial të fundit.

Editoriali kritikoi mizoritë e ushtrisë izraelite në veri të Gazën, duke thënë se ato kanë për qëllim parandalimin e kthimit të palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre dhe shpopullimin efektiv të rajonit.

Gazeta tha se shkatërrimi, veçanërisht prishja e spitaleve, po i detyron banorët të zhvendosen në jug për kujdes mjekësor thelbësor.

Ai theksoi se një rajon kaq i madh nuk mund të mbetet pa spitale, veçanërisht gjatë kohës së luftës, duke kujtuar se Konventa e Katërt e Gjenevës u jep spitaleve mbrojtje të veçantë gjatë luftërave.

TRT Balkan / agjencitë