Mesatarisht katër fëmijë vriten çdo orë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Byroja Qendrore e Statistikave të Palestinës, e lidhur me Autoritetin Palestinez, publikoi një raport mbi fëmijët në Gaza përpara "5 Prillit, Ditës së Fëmijëve Palestinezë".
Sipas raportit, 14.350 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Ata deklaruan se fëmijët përbëjnë 44 për qind të të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza.
Bazuar në këto të dhëna, mund të konkludohet se Izraeli vret mesatarisht katër fëmijë çdo orë në Rripin e Gazës.
Në Rripin e Gazës, 7.000 gra dhe fëmijë janë të bllokuar nën rrënoja dhe janë ende të zhdukur. Kjo korrespondon me 70 për qind të numrit të përgjithshëm të viktimave në Gaza.
Forcat izraelite vazhdojnë të bastisin dhe vrasin palestinezë gjithashtu në Bregun Perëndimor, duke vrarë më shumë se 455 palestinezë, përfshirë 117 fëmijë dhe duke plagosur 4.700 palestinezë, përfshirë 724 fëmijë, që nga 7 tetori.
Përveç kësaj, 1,620 palestinezë, përfshirë 710 fëmijë, janë zhvendosur me forcë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit 2023 dhe 1.085 të mitur janë arrestuar, nga të cilët 500 janë ndaluar që nga 7 tetori.
Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), rreth 17.000 fëmijë kanë humbur njërin ose të dy prindërit në Gaza që nga 7 tetori.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë palestineze në Gaza, që nga 7 tetori, 33.037 palestinezë janë vrarë, ndërsa 75.668 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.